Riepilogo carrello
Il tuo carrello è vuoto
Prodotti nel carrello: 0
Totale Prodotti: € 0,00
Proceset që lidhen me përfshirjen duhet të aktivizohen në mënyrë të vetëdijshme nga mësuesit duke synuar objektiva projektimi të vlefshme.
Nuk janë procese spontane. Të mësuarit, mësimdhënia dhe përfshirja janë të shenjuara nga një veprim i ndërsjelltë dhe, së bashku, ndihmojnë në rritjen e individit. Të mësuarit është një sfidë personale, dhe njëherazi, kolektive. Puna ndërmjet bashkëmoshatarëve, grupet kooperative të të mësuarit, ose tutoring-u i japin mundësi nxënësit me aftësi të kufizuara që të njohë vetveten nëpërmjet marrëdhënies me të tjerët. Teksi shqyrton kërkimin me titull «Të njihemi që të projektohemi» të ndërmarrë në provincën e Padovës me përfshirjen e disa klasave të shkollës nëntëvjeçare dhe të mesme.
Në kapitullin përmbyllës paraqiten treguesit e përshtatshëm për të identifikuar elementet e një mësimdhënieje përfshirëse.
Dainese Roberto është studjues pranë Departamentit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Bolonjës, ku kryen aktivitetin e tij të studimeve dhe kërkimit shkencor në kuadrin e Didaktikës përfshirëse dhe të Pedagogjisë Speciale; gjithashtu ai merret me aktivitete te bashkëpunimit dhe të edukimit në projekte ndërkombëtare në Salvador, Kosovë, Shqipëri, në bashkëpunim dhe me Educaid dhe Save The Children. Merr pjesë në punën e Observatorit Kombëtar mbi kushtet e personave me Aftësi të Kufizuar, të Ministrisë së Punës. Është autor i studimeve të ndryshme dhe për shtëpinë botuese CLEUP ka publikuar Sisteme shkollore dhe perspektiva Përfshirëse. Disa përvoja në shkollat brasiliane dhe franceze (2012).
ISBN:9788867875757
Collana: Scienze dell´educazione
Autore: Roberto Dainese
Edizione 2016
Stato: Disponibile